13:05 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja sa para do të fitoj Lopetegui nëse shkarkohet nga Reali

Real Madrid pritet që zyrtarisht ta shkarkoja nga detyra trajnerin, Julen Lopetegui.

Spanjolli ka dërguar skuadrën në formën më të dobët në histori dhe humbja ndaj Barcelonës ishte me shumë mundësi e fundit për të.

Antonio Conte pritet të zë vendin e tij, por ish-trajneri i Spanjës nuk do të largohet duar thatë, shkruan indeksonline.

Nëse ai do të pushohet,  Reali i detyrohet atij 18.1 milionë euro, pasi i kanë dhënë një kontratë deri në vitin 2021 me vlerë rreth 6 milionë euro në vit.

Antonio Conte do t’i prezantohet një ofertë afatshkurtër deri në fund të sezonit, në mënyrë që të lejojë Florentino Perez të ndjekë objektivin e tij kryesor: Mauricio Pochettino. /IndeksOnline/