19:12 / E Enjte, 23 Mars 2023 / Gj. Sh

Ja sa pritet të jetë çmimi i fanellave të reja të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi fanellat e reja për fazën para-kualifikim në Kampionatin Europian, Euro 2024.

FFK-ja ka firmosur kontratë të re me firmën e njohur ‘Errea’ nga sezoni 2023 deri më 2026.

Fanella e Kosovës ende nuk është dalë në sajtin zyrtar, por çmimi i mundshëm mund të jetë deri në 80 euro, duke krahasuar kështu edhe me Kombëtaret tjera, si Malta, Andorra, Bjellorusia dhe Lichtenstein.

Kosova të shtunën luan ndeshjen e parë në Tel Aviv ndaj Izraelit, kurse të martën ndaj Kombëtares së Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.