19:43 / E Diele, 10 Mars 2019

Ja se si Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për kaq miliardë dollarë

Mëngjesin e një dite të ftoftë Dhjetori 16 vite më parë, dy burra Kinezë, një perëndimor i veshur me rroba sportive dhe një përkthyes, kishin hyrë në një diskutim të thellë në një resort Kinez në ishullin Hainan.

Dy prej burrave ishin nga kompania e telekomunikacionit Motorola: CeO Mike Zafirovski dhe Larry Cheng, shefi i biznesit në Kinë.

I treti i veshur në ngjyrë blu ishte Ren Zhengfei, themeluesi i Huawei dhe anëtari i Partisë Komuniste atëherë vetëm 59 vjeç.

Pak javë më vonë një marrëveshje ishte arritur. Një memorandum mirëkuptimi ishte nënshkruar që Motorola të blinte Huawei për 7.5 miliardë dollarë.

Sot Huawei është bërë kompania më e rëndësishme në fushën e telekomunikacionit me të ardhura 100 miliardë dollarë vetëm vitin e kaluar. Fuqizimi i kompanisë ka shqetësuar mbarë botën perëndimore deri në atë pikë saqë të mendojnë se Kina fshihet pas kësaj rritjeje.

Sikur marrëveshja me Motorola të ishte finalizuar, historia e industrisë së telekomunikacionit do të kishte qenë ndryshe. Nuk dihet nëse Huawei mund të kishte shpëtuar Motorola, apo Motorola mund të kishte shkatërruar Huawei.

Në kohën kur u diskutua një marrëveshje e mundshme, Motorola dhe Huawei ishin drejt shndërrimit në kampionë të industrisë.

Të dy kompanitë ishin liderë në pajisjet e rrjeteve wireless dhe të dy kompanitë prodhonin telefonë mobilë me një ndryshim: ishte Motorola një markë globale dhe jo Huawei. Dy kompanitë kishin punuar bashkë nga viti 2000 për të zhvilluar dhe dizajnuar teknologji që u shit nën markën Motorola.

Por pasi planet e shitjes së Huawei tek Motorola nuk shkuan siç duhet, shkëlqimi i këtij të fundit filloi të venitej me humbje miliarda dollarë përpara se të eklipsohej edhe nga kompanitë e tjera përfshirë partnerin Kinez. Në 2010 Motorola paditi Huawei për vjedhjen e sekreteve komerciale, një padi e cila u zgjodh jashtë gjykatave por që ishte tepër vonë.

Zbulimi se Huawei gati ishte duke u shitur tek një kompani Amerikane tregon sesi numri 1 në botë i telekomunikacionit u bë kompania e preferuar se Partisë Komuniste vetëm pasi filloi të shtrijë aktivitetin në rang global. Këtë ekspansion e nisi me marrëveshjen për të ndërtuar rrjetet e telekomunikacionit në Britani në 2005.

“Huawei në fillim nuk subvencionohej e as mbështetej. Tashmë qeveria mbështet Huawei sepse ka rritur të bëhet i rëndësishëm në rang global,” shprehej Yang Zhizhong një bankier i Morgan Stanley që përfaqësonte Huawei gjatë negociatave me Motorola.

Atëherë Ren dëshironte të ishte i pavarur nga qeveria. Ai nuk kërkon ndërhyrjen e tyre e as paratë e tyre.

Kur u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit mes dy kompanive, nuk kishte zyrtarë e as përfaqësues qeveritarë në takim. Morgan Stanley dhe JPMorgan që përfaqësonin Motorola ishin të kënaqur sepse marrëveshja nuk do të dëmtonte reputacionin e tyre.

Në ditët e para Huawei i shiste pajisje jo vetëm qeverisë por edhe ushtrisë dhe në 2005 u bë një biznes modest. Konsumatori i tyre më i madh ishte China Mobile sipas Zafirovski.

Por mendohej se Huawei kishte lidhje me PLA dhe Qeverinë Kineze dhe Zafirovski dëshironte që të sigurohej përpara për këtë. Konsumatorët më të mëdhenj të Motorola ishin gjigandët Amerikan AT&T dhe Verizon.

Pronësia e Huawei nuk përbënte problem. Ndërsa kishte pasur shumë familje të partisë Komuniste me influencë që kishin ofruar firmës investim, Ren kishte refuzuar dhe marrë kredi nga bankat për të përballur kostot.

“Huawei kishte refuzuar tundimin për të marrë para nga partnerë pavarësisht sesa influencues ishin. Ren nuk dëshironte të përfshinte asnjë familje,” tha Yang. “Ai gjithnjë u rezistonte të tilla kërkesave. Ai besonte se duke lënë një familje të hyjë në këtë biznes do të armiqësonte të tjerë.

Bankierët të cilët po punonin për transaksionin thoshin se Zafirovski kërkonte të ndërtonte një raport me Huawei. Kjo sepse ai kishte emigruar nga Maqedonia e sotme dikur pjesë e Jugosllavisë.

“Do të qeshja me Ren sepse edhe unë isha rritur në një vend komunist,” tha ai duke ju referua fëmijërisë së tij në sundimin e Titos. Ai shtoi se duhej të ishte i kujdesshëm për të humbur lojën e ping-pongut me Ren që e luajtën në Hainan.

Marrëveshja ishte strukturuar me kujdes në mënyrë që të mos kthehej pas nga autoritetet rregullatore. Gjashtë bizneset e kompanisë së re do të ndaheshin mes Kinës dhe SHBA.

Kombinimi do të kishte krijuar një vlerë të madhe kishte thënë Zafirovski. “Ne mendonin se 1 plus 1 do të bënin pesë në këtë rast.”

Huawei nga ana tjetër kishte hasur vështirësi sipas Leon Meng, një bankier i JPMorgan që këshillonte Motorola. Huawei kishte mbyllur një çështje me Cisco për vjedhjen e teknologjisë dhe nuk kishte shenja se një ditë do të zhvillonte teknologjinë e saj.

Ai tha se ishte surprizuar nga fakti se Ren dëshironte të shiste kompaninë. “U habita sesa e hapur ishte si kompani dhe u impresionova nga etika e tyre profesionale gjatë procesit due diligence.”

Me të nënshkruar memorandumin, Zafirovski duhej ti lëshonte vendin Ed Zander nga Sun Microsystem si CEO i ri i Motorola. Zander kërkoi bisedime të mëtejshme por që në fund u tërhoq dhe vendosi të mos nënshkruar marrëveshjen. Sipas tij çmimi ishte i lartë për një kompani të huaj dhe të panjohur.

“U shokova nga vendimi i bordit të Motorola për të rrëzuar marrëveshjen ndërsa rezultatet e due diligence ishin tejet pozitive nga të dy anët dhe ekipet operative të dy kompanive kishin krijuar raporte të mira mes tyre,” tha Meng.

Zafirovski u largua nga Motorola për tju bashkuar Nortel Networks. Sot ai drejton zyrat e familjes së tij në Chicago dhe shërben edhe si këshilltar i Blackstone.

Motorola shiti biznesin e telefonëve tek Google. Ky i fundit e shiti Motorola tek një tjetër kompani Kineze, Lenovo. Sot Motorola Solutions është e përqendruar në sistemet e komunikimit për sektorin publik, veçanërisht për shërbimet e emergjencës.

Sot gjigandi Kinez Huawei nga ana tjetër është bërë prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Vitin e kaluar me sukses parakaloi gjigandin Amerikan të iPhone, Apple, si prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve për nga shitjet.