07:29 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja sesi të fshini llogarinë në Facebook

Nëse jeni lodhur me rrjetin social më popullor të botës, qoftë nga skandali i Cambridge Analytica apo lajmi që hakerë të panjohur kanë aksesuar 50 milionë llogari, ju mund të hiqni dorë lehtësisht nga shërbimi.

Por, para se të fshini të gjitha ato fotografi, postime dhe pëlqime, fillimisht duhet të shkarkoni informatat tuaja personale nga Facebook.

Arkivat tuaja në Facebook përmbajnë të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me llogarinë tuaj, duke përfshirë fotot tuaja, sesionet aktive, historikun e bisedës, adresat IP, të dhënat e njohjes së fytyrës dhe cilat reklama keni klikuar etj.

Për të shkarkuar arkivin tuaj, shkoni te “Cilësimet” dhe klikoni “Shkarko një kopje të të dhënave tuaja në Facebook” në pjesën e poshtme të Cilësimet e Përgjithshme të Llogarisë dhe pastaj klikoni “Fillo Arkivin tim“.