15:46 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ja sesi të kaloni në fazën e katërt të Fortnite Prisoner

Faza e katërt dhe e fundit e Sezonit 7 të Fortnite Prisoner Skin mund të zhbllokohet duke kryer një ritual gjuajtje afër Wailing Woods.

Përditësim v7.40 duket të ketë aktivizuar këtë sfidë sepse vendndodhja e ritualit ishte e padisponueshme përpara tij.

Krahasuar me fazat e kaluara të Fortnite, faza e katërt është shumë e thjeshtë për tu përfunduar dhe mjafton që një lojtar të vizitojë një vend specifik.

Me të hyrë tek rreth i ritualit turrat druve do të kapen në flakë një nga një. I burgosuri më pas do të formojë një efekt tymi rreth saj ndërsa shkon drejt fazës finale.

Vendndodhja e ritualit gjendet në verilindje të Wailing Woods në cepin e majtë lart të hartës mes dy kodrave të vogla. Harta e paraqitur tregon saktësisht se ku duhet të shkoni.

Sapo rituali të kompletohet pas 5 sekonda faza e 4 do të bëhet automatikisht pjesë e veshjes aktuale të lojtarit.

Mbani mend se nuk duhet të largohen nga ndeshja pas përfundimit sepse lojtari duhet të vdesë nga vetëvrasja, stuhia apo një lojtarë armik që misioni të ruhet në Fortnite.

Është e rekomanduar që lojtarët ta kryejnë këtë sfidë në fillim të misionit për shkak të lehtësisë së saj në mënyrë që të vijojnë tek The Block dhe Wailing Woods.