22:00 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / MSH

“Ja shtypin kokën me gur”, rrëfimi tronditës për vrasjen mizore të Omer Çerkezit në Goli Otok

Kampi famëkeq në Jugosllavi i njohur me emrin “Goli Otoku” do të mbahet mend si një burgjet me trajtimin më çnjerëzor që njeh bota.

Studiuesi që u mor me historinë dhe ngjarjet që u zhvilluan aty, Meriman Braha i ftuar në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer një vrasje mizore që iu bë një prej të burgosurve e që ishte shqiptar.

“Një rast që e tregonin ata që kanë qenë të burgosur në Goli Otok është një rast të mbytjes në torturë të Omer Qerkezit, ai ka qenë një ish student i Bujqësisë në Beograd, pjesëmarrës i luftës nacional-çlirimtare, i zhgënjyer që shqiptarëve s’po u jepet e drejta me vendos vetë, udbashët i patën thanë çfarë ke ti që po lufton për shqiptarët se ti je qerkes, ai ia jam shqiptar, e patën dënuar më pas me dënim administrativ për ta dërguar më pas në Goli Otok, pas 5-6 vjete atij ja thejnë krejt eshtrat e trupit, në fund ja shtypin kokën me një cop gur, më pas ja lidhin trupin me një litar për guri dhe e hedhin në det”, është shprehur ai.

Profesori Braha ka treguar edhe porosinë e fundit të Qerkezit.

“Porosia e fundit e Omer Qerkezit ka qenë që njeriu me pas ideale e me luftu për ato ideale, mos me i shpenzu ato për vogëlsira, ky e ka pas një shoqëri shumë të madhe me Ali Aliun, sot është i dekoruar prej Presidencës së Shqipërisë, për merita të veçanta. Asnjë prej shqiptarëve nuk ka bashkëpunuar, është interesant se në deklaratat e këtyre të huajve, kroatëve e të malazëve e të tjerëve thonin, hallall iu koftë se ju keni ditë me ru njani-tjetrin, e keni thënë atë që ne s’kemi pasur guxim të thonim. Të burgosurit gjithëmonë kanë qenë të uritur, gjithëmonë pa gjumë e gjithëmonë të eshtur, gjithëmonë kanë pasur dhimbje”, ka përfunduar ai.