14:25 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Jahti 6 milionë eurosh i Ronaldos, dalin pamjet e reja

Cristiano Ronaldo e ka festuar titullin e Serisë A duke i shpenzuar rreth gjashtë milionë euro për ta blerë një jaht të ri luksoz.

Juventusi u konfirmua kampioni i Serisë A për herë të nëntë radhazi, pas fitore me rezultat 2:0 kundër Sampdorias të dielën.

Ky trofe është i shtati i ligës në karrierën e Ronaldos. 35-vjeçari ka vendosur ta festojë titullin duke shpenzuar për blerjen e një jahti luksoz që përfshin pesë kabina, gjashtë banjo, një dhomë ndenjeje të madhe dhe një kuzhinë.

View this post on Instagram

Infinito ❤️ ?

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

E dashura e tij, Georgina Rodriguez, i publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke u treguar tifozëve edhe se si duket brenda jahti.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e bleu këtë jaht për gjashtë milionë euro në tregun e anijeve në Viareggio dhe e përdori atë për herë të parë këtë javë, pasi Juventusi u shpall kampion.

View this post on Instagram

Que aproveche mi amor ??

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

View this post on Instagram

CG ❤️ mare

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on