08:58 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Jahti prej 430 milionë funtesh i miliarderit Abramovich preku ujin për herë të parë

Jahti prej 430 milionë funtesh i miliarderit rus Roman Abramovich është lëshuar për herë të parë në ujë të hënën.

Një jaht superlukson që përmban tetë kuverta, pistën për helikopter dhe 48 kabina, është lëshuar për herë të parë në kantierin detar gjerman, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline

Superjahti, i pajisur me një helikopter dhe pishinë, është vendosur të kryejë  prova në det para se pronari 54-vjeçar i Chelseat të lundrojë në verë.

Jahti me tetë kuverta i miliarderit rus është pajisur me 48 kabina dhe brenda saj është në gjendje të presë për pushim 36 mysafirë, si edhe 60 anëtarë ekuipazhi.

Dy motorë elektrikë të teknologjisë së lartë të quajtur “Azipods” do të drejtojnë varkën kolosale.

Helikat superefikase mund të kalojnë 360 gradë, duke siguruar një manovrim të jashtëzakonshëm dhe ta bëjnë të jetë i panevojshëm përdorimi i timonit.

Pavarësisht nga madhësia e saj e pabesueshme, anija e re e Abramovichit është në të vërtetë më e vogël se superjahti që ai tashmë zotëron – “Eklipsi” 533ft.

Si edhe Solarisi dhe Eclipse, rusi raportohet të ketë pasur më parë të paktën pesë superjahte të tjera, duke përfshirë “Sussurro” 162ft, “Ecstasea” 282ft, “Luna” dhe “Pelorus”, të dytë 377ft dhe “Grand Bleu” 371ft.