21:31 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

“Jam e martuar me njeriun e ëndrrave, por kam takuar ishin dhe…”

Një grua tashmë e martuar dhe nënë, tregon për The Sun historinë e saj të dashurisë që përjetoi kur ishte adoleshente.

Ajo thotë se tani ka takuar prapë personin që donte në rini, me të cilin ka nisur të flas prapë, transmeton Indeksonline.

Lexoni tregimin e saj:

Kur isha në moshën 15 vjeçare takova një djalosh, për të cilin mund të them se ishte njeriu të cilin e kam dashur më së shumti në jetë.

Pas disa problemeve u ndava me të, për t’u martuar me burrin që kam tani.

Një verë shkova në pushime me burrin dhe fëmijët e mi, në plazhin ku kisha takuar edhe ish-in.

Tani unë jam 30 vjeçare, por për çudi po atë verë e takova përsëri atë, të cilin mendoja se e kisha harruar.

Por kisha gabuar, sepse në momentin që e pash, diçka brenda në mua ndodhi që më rrëqethi trupin.

E pashë atë të ulur në një kafene, ku shkova edhe unë me një arsyetim që përdora për t’u larguar nga burri e fëmijët.

Shkova atje dhe e lash numrin tim të telefonit në banak dhe i thash kamerierit që t’ia përcillte atij.

Martesa ime është e përkryer, por tani jam prapë si një 15 vjeçare. Me ishin po kontaktojmë me mesazhe, por kam frikë se nuk do të mund të rezistoj nëse takohem me të prapë.

Psikologia i përgjigjet:

Ju nuk jeni më e re, tani jeni rritur.

Ne mund të dashurojmë edhe pasi të martohemi, por pse po e rrezikoni kot martesën tuaj.

Ndalni kontaktet dhe koncentrohuni për marrëdhënien tuaj, mos e lini të dyshoj pa arsye. /Indeksonline/