16:45 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Jam i varur nga femrat, andaj…

Nuk mund të ndaloj së shkruari me femra. Kjo më ka kushtuar duke i humbur më të dashurit e mi.

Gjithçka filloi kur martesa ime po merrte drejtim negativ, kur gruaja ime shpenzonte paratë kot në vend që të paguanim faturat.

Ajo shpenzoi më shumë se 20 mijë dollar në lojëra të fatit.

Ajo është 39 vjeçare ndërsa unë 42. Nga martesa jonë kemi një vajzë 8 vjeçare.

Ajo vazhdimisht gënjente për të fshehur gjurmët por ne vazhduam së bashku. Ajo arriti që dikur të ndalte lojërat e fatit, por me një borxh të madh.

Marrëdhënia jonë vetëm përkeqësohej dhe një ditë hyra në një faqe interneti të takimeve, ku u njoftova me një grua. Biseda me të ishte një lloj lehtësimi.

Kur gruaja ime e kuptoi, vetëm sa nuk u çmend.

Unë u largova dhe fillova të shkruaja vazhdimisht me gra.

Nuk i dua ato por ndihem mirë kur shkruaj. Më është kthyer në varësi.

Me dëshirë do të kthehesha tek gruaja dhe vajza por e di që për sa kohë shkruaj me femra të tjera nuk do të jetë në rregull.

Këshilla e psikologes:

Biseda me gra të shumta nuk të ndihmon.

Tregojini gruas se e doni atë dhe vajzën dhe se do të bëni ndryshime në jetën tuaj./Indeksonline/

Temat: