17:49 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jam shtatzënë por nuk e di se i kujt është fëmija

E kam tradhtuar të dashurin me një mashkull tjetër. Tani jam shtatzënë por nuk kam ide se kush është babai i fëmijës tim.

Unë jam 28 vjeçare ndërsa i dashuri im është 29. Kemi rreth tri vite që jemi në lidhje.

Edhe ne kemi uljet e ngritjet në lidhjen tonë por jemi të lumtur me njëri tjetrin.

Një natë dola me shoqet e mia në tridhjetë vjetorin e lindjes së njërës prej tyre. Shkuam në një diskotekë. Aty e takova një mashkull shumë të pashëm dhe filluam të flirtonim me njëri-tjetrin. E di se nuk ka qenë sjellje e mirë por kisha pirë shumë dhe nuk e kontrolloja dot veten.

Po shkruanim vazhdimisht me njëri tjetrin, kërcenim dhe po kalonim kohë të mirë së bashku. Më pëshpëriti në vesh nëse mund të shkojmë diku tjetër, në një vend më të qetë.

Ju kërkova falje mikeshave dhe ika bashkë me të. Shkuam në hotelin që po qëndronte ai dhe përfunduam në seks të hatashëm.

Shkëmbyem numrat por më kurrë nuk dëgjova ndonjë fjalë prej tij. Siç duket kjo ka qenë fundi i lidhjes tonë.

Kur e bëra një test shtatzënie disa javë më vonë, pasi periodat nuk më vinin dhe nuk ndihesha mirë me shëndet, më dol pozitiv.
Këtë lajm ia dhashë të dashurit dhe ai ishte shumë i lumtur që do të kishim një fëmijë së bashku.

Që nga ajo ditë ai nuk ndalet së thënuri se si familja jonë do të rritet dhe se ai është shumë i lumtur për këtë gjë.
Tani jam në muajin e gjashtë të shtatzënisë por ndihem shumë në faj pasi ai nuk e ka idenë se ky fëmijë mund të mos jetë fare tij.

Unë e dua atë shumë dhe me dëshirë do e riktheja kohën prapa. Por jam shumë e frikësuar të ja them këtë pasi ai mund të më lërë pasi ta kuptojë atë.
Në anën tjetër as nuk mund të fle e as të ndalem së qajturi natën nga kjo ndjenjë. Çfarë të bëj? A do duhej të ja tregoja të vërtetën apo jo?

Këshilla e psikologes:

Ti e ke futur veten në rrugë të ndërlikuar por mos u streso, për gjithçka ka zgjidhje.

Nëse ti dhe i dashuri yt keni marrëdhënie të shpeshta atëherë me gjasë ky fëmijë është i tij. Shko për kontroll tek mjeku dhe pyete se kur ka filluar ngjizja e këtij fëmije në mënyrë që ti t’i heqësh dyshimet.

Gënjeshtra ndaj të dashurit për një kohë të gjatë nuk është një opsion i lehtë e as një ide e mirë.

Zgjidhja më e mirë për secilën situatë do të ishte sinqeriteti andaj besoj se ai të do ty aq shumë saqë kjo të mos ndikojë në lidhjen tuaj./Indeksonline/