James Rodriguez u shtrua në spital pas ndeshjes Kolumbi-Francë, kjo është arsyeja
Ylli kolumbian, James Rodriguez është shtruar në spital për disa ditë pas ndeshjes ndaj Francës.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, por se ish-ylli i Real Madridit vuante nga një dehidratim i rëndë.
Këtë e bëri të ditur vetë Federata e Futbollit të Kolumbisë, në një postim në faqen e tyre zyrtare.
Në deklaratën e saj mjekësore, Federata e futbollit të Kolumbisë specifikon se situata po menaxhohet në partneritet me klubin e tij në Minnesota.
“Për fat të mirë, raporti aktual mjekësor tregon një evolucion të favorshëm dhe përmirësim të qëndrueshëm”, Federata gjithashtu dëshiron të përjashtojë çdo lidhje me gjendjen fizike të lojtarit. Kjo situatë nuk lidhet me dëmtimet muskuloskeletale, as me evolucionin e aktiviteteve të tij futbollistike”, shkruhet në postimin e tyre./IndeksOnline/

