Januzaj, Suarez e Benzema, 11-shja më e mirë e javës në La Liga
Ka përfunduar edhe një xhiro interesante në kampionatin spanjoll, La Liga.
Santiago Solari debutoi me fitore si trajner i Real Madridit duke e mposhtur Real Valladolidin me rezultat, 2-0.
Dhe në formacionin e më të mirëve të javës zënë vend dy lojtarë të Realit – Karim Benzema dhe Sergio Ramos, të cilët shënuan nga një gol, transmeton IndeksOnline.
Edhe Barcelona regjistroi fitoren e radhës – duke e mposhtur Rayo Vallecanon si mysafir me rezultat, 3-2.
Luis Suarez shkëlqeu me dy gola, teksa zë vend në mesin e më të mirëve të javës në La Liga, së bashku me Sergi Roberton, i cili pati një paraqitje të mirë në mbrojtje – në të djathtë.
Tutje, një vend në 11-shen më të mirë i ka takuar edhe reprezentuesit belg, me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj.
Januzaj u paraqitë nga fillimi në barazimin pa gola Sevillan, duke bërë një paraqitje impresionuese./IndeksOnline/