13:48 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Japonezët i vlerësojnë më shumë se ne xhudistët kosovarë, i presin si heronj

Ekipi ynë i xhudos ka arritur sot në Tokio, ku prej 25 gushtit – 1 shtator 2019, do të mbahet kampionati botëror.

Ekipi i prirë nga trajneri Kampion Olimpik, Driton Kuka, ka udhëtuar më herët, pasi për gati një javë do të kryejnë përgatitje para Botërorit, me mbështetje nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Xhudistët kosovarë janë pritur si heronj nga tifozët në Japoni me të mbërritur në shtetin aziatik, ku do të mbahet ky kompeticion prestigjioz.

Botërori i Xhudos, do të nisë më 25 gusht dhe do të mbyllet më 1 shtator. /IndeksOnline/