23:59 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / MSH

Japonia do të vendosë sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Hamasit

Qeveria japoneze do të ngrijë asetet dhe do të vendosë sanksione mbi pagesat dhe transaksionet kapitale ndaj tre anëtarëve të lartë të Hamasit.

Kështu u shpreh të martën shefi i kabinetit, Yoshimasa Hayashi, shkruan Reuters.

Të tre individët besohet të jenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi në Izrael dhe në një pozicion për të përdorur fondet për të financuar aktivitete të tilla terroriste, deklaroi zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze.