19:19 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Japonia krijon muze në qytetin e saj për Ekipin Olimpik të Kosovës

Komuna e Sanjos së Japonisë ka përgaditur muze për Ekipin Olimpik të Kosovës.

Kjo komunë e cila do të mirëpres Ekipin Olimpik të Kosovës  në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka përgaditur një muze të vogël për Ekipin Olimpik të Kosovës.

Në qendër të vëmendjes janë kampionët e xhudos, më konkretisht Majlinda Kelmendi.

Për këtë ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu i cili ka thënë “Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës @kunisadaisato“.

Secili Ekip Olimpik do të vendoset nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, 10 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, me qëllim të adaptimit me klimën dhe ushqimin japonez./Indeksonline/.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee
Fotografia e Kosovo Olympic Committee
Fotografia e Kosovo Olympic Committee