12:31 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Jashari e Lladrovci të pranishëm në Gllogjan të Haradinajt [Foto]

Me rastin e 20 Vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, në kullën e Gllogjanit të vendit të Kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinajt janë parë edhe Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në këtë përvjetorë të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” janë mbledhur shumë njerëz dhe figura të njohura publike, shkruan Indeksonline.

Për nder, të këtij shënimi të përvjetorit, në Deçan pritet të manifestohen aktivitete.

Më poshtë disa pamje që ka realizuar “Indeksonline” nga vendi i ngjarjes në organizimin e “Epopesë së Dukagjinit”.