13:16 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Jashari e Lushtaku drekojnë bashkë, thonë që s’kanë nevojë për komente! (Foto)

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtaku kanë qenë bashkë sot për drekë.

Dyshja bashkë me disa kolege duket se drekën të cilën e kanë shijuar nuk ka nevojë për koment, gjithnjë sipas Jasharit, transmeton Indeksonline.

Përderisa ka publikuar një fotografi në Instagram, Jashari ka shkruar ‘No Comment’.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një përleshje fizike në mes pjesëtarëve të PDK-së dhe një veterani të UÇK-së e cila më pas nga Policia u tha se është rapotuar vetëm një vetëlëndim në Skenderaj, dhe jo rrahje mes disa personave./Indeksonline/