20:22 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Jashtëtokësori” zbret në tokë përsëri – Messi shënon gol të “çmendur” ndaj Gironas

Tashmë është duke u zhvilluar miqësorja ndërmjet Barcelonës dhe Gironas, takim ky që katalanësit po e fitojnë me rezultat aktual në 3:1.

Golin e dytë dhe për të treguar se është rikthyer, e ka shënuar Leo Messi në minutën e 45’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Ky gol i tij ishte i një tjetër niveli, pasi ai shënoi me këmbën e djathtë që nuk është e preferuar e tij.

Ai nuk u ndal me kaq, shënoi edhe të tretë në minutën e 51’të të duelit.

Pra, rezultati aktual i takimit është 3:1.