75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Jasir Asani: Kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur të bëhet gati për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjët kanë një grup të vështirëm ku do të luajnë ndaj Italisë, Spanjës dhe Kroacisë, shkruan IndeksOnline.

Të hënën, selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ”EURO 2024”.

Pjesë e listës është edhe fantazisti, Jasir Asani, i cili sot në një intervistë për ‘TV KLAN”, ka thënë se ka ndjesi se do të shënoj gol në ndeshjen kundër Italisë.

“Skuadra jonë ka mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe. Duhet t’i tregojmë të gjithë botës që me të vërtet kemi lojtarë shumë të mirë dhe staf shumë të mirë.

Pse mos ta kalojmë grupin?! Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë.

Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donarumës, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, deklaroi Asani./IndeksOnline/