75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / Gj Sh

Java e 33-të e Superligës nis sot me derbin e kryeqytetit

Sot nis java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja hapëse do të jetë derbi i kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, më fillim nga ora 15:00.

Prishtina e re tashmë veçse është përshendetur me elitën e futbollit kosovar, pasi renditet në vendin e fundit me 28 pikë, 11 më pak se Llapi, e cila renditet në vendin e tetë, vend ky që do të luajë në barazh.

Ndërsa skuadra e Prishtinës ka ende gjasa për një vend që dërgon në garat evropiane, pasi ka 45 pikë dhe renditet në pozitën e katërt./IndeksOnline/