19:46 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Java e debutimit për transferin e Barcelonës

Problemet me lëndime te Barcelona më së shumti do t’i konvenojnë futbollistit të ardhur gjatë janarit, Yerry Mina.

Me dëmtimin e fundit të Pique në Cornellà-El Prat , kolumbiani mund të vishë këmishën e Barçës për herë të parë në raundin gjysmëfinale të Copa del Rey .

Qendra e vetme në dispozicion për ndeshjen e të enjtes është Umtiti , pasi Vermaelen vazhdon të jetë i lënduar.

Nëse Valverde vendos të mos i japë atij minuta në Mestalla , ai me siguri do të bëjë debutimin e tij në Camp Nou kundër Getafe të dielën .

Umtiti nuk luan këtë fundjavë pas pezullimit dhe zgjedhja e vetme duket të jetë Mina . /IndeksOnline/

Temat: