09:49 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Java e gjashtë e Superligës së Basketbollit mbyllet sot me dy ndeshje interesante, vëmendja në Prizren

Sot zhvillohen dy ndeshje interesnte në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme luhet qytetin e Prizrent. ku Bashkimi do të jetë nikoqir i Trepçës, shkruan IndeksOnline.

Xehetarët kanë katër fitore e një humbje, derisa prizrenasit tri fitore e dy humbje.

Kjo përballje do të luhet të dielën nga ora 19:00. 

Para kësaj përbalje, luhet ndeshja mes istogut dhe Vëllaznimit.

Të dy skuadrat deri më tani kanë bianc të njëjtë, me vetëm nga një fitore, e katër humbje.

Takimi mes tyre do të luhet të dielën nga ora 17:00./IndeksOnline/