Java nis me ajër të ndotur në kryeqytet
Megjithëse në mbrëmje ndotja e ajrit po arrin në nivelet e fundit të rrezikshmërisë, ajër më të mirë nuk kemi as mëngjesin e sotëm.
Matjet e fundit që janë bërë në orën 06:00 të mëngjesit nga ambasada e SHBA-së, departamenti i ajrit, tregojnë se indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet është 165.
Ajri për momentin renditet në nivelin e katër të ndotjes, e që llogaritet të jetë i pashëndetshëm për popullatën, e sidomos për fëmijët, pleqtë dhe njerëzit që kanë probleme me frymëmarrje.
Ka disa ditë që ajri po kalon kufijtë e ndotjes dhe kjo madje mund të vërehet edhe me sy.
Në pamjet e bëra nga Indeksonline, mund ta shihni ndotjen e ajrit në këtë mëngjes./Indeksonline/