16:05 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Javën e ardhshme procedohet në Qeveri pakoja e ligjeve të gjyqësorit dhe prokurorisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar se në kuadër të ndryshimeve legjislative, javën e ardhshme, do procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend, pakoja e ligjeve të gjyqësorit dhe prokurorisë, në të cilën bënë pjesë edhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Tahiri ka thënë në konferencën vjetore të prokurorëve se janë të përkushtuar të ofrojnë një legjislacion adekuat që paraqet një reformë në vete.

 

“Javën e ardhshme do të procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend pakoja e ligjeve të gjyqësorit dhe prokurorisë, në të cilën bëjnë pjesë edhe ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovën, ndërsa, në shqyrtim në Kuvend është edhe projektligji për prokurorin e shtetit, nisma këto institucionit të prokurorisë i mundësojnë fleksibilitet më të madh në punën e saj“, tha Tahiri.

Ai shtoi se tanimë kanë përfunduar edhe ndryshimet në Kodin Penal.

 

“ Tashmë kemi përfunduar ndryshimet në Kodin Penal dhe jemi duke punuar me intensitet në Kondin e Procedurës penale, projekt kode këto që shumë shpejt do të jenë në agjendën e Kuvendit për miratim “, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se si Ministri e Drejtësisë po nxisin reformën më të thellë të bërë ndonjëherë në fushën e drejtësisë.