15:58 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jay Z ndalon koncertin, merr një lajm shumë të mirë (Video)

Reperi i njohur, Jay Z ndaloi shfaqjen e tij në Kaliforni të shtunën për të sjell në skenë një fanse pasi që pa shënimin në duart e saj.

Aty shkruante se ajo ishte përballur dy herë me kancerin kurse këtë herë vinte me një ofertë për reperin e njohur.

Fuck cancer 2x ?

A post shared by ??? (@roldy256) on

“E munda kancerin dy herë që të të shihja ty. Të dua! Selfie apo një përqafim?” kishte shkruar ajo në pankartën që mbante në duar.

“Ke mundur kancerin dy herë? duhet të të jap të paktën një përqafim.” i tha ai duke e tërhequr drejtë skenës.

Jay-Z, Christina Cruz

Kurse përshtypjet e saj, fansja i kishte përshkruar edhe përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”./Indeksonline/