14:53 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Jeff Bezos me vëllaun do të nisen në udhëtimin e parë në hapësirë

Jeff Bezos njoftoi të hënën se ai dhe vëllai i tij do të bashkohen në fluturimin e parë të ekuipazhit nga kompania e tij private e raketave.

“Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë” shkruan Bezos në njoftim.

Themeluesi i Amazon, tashmë ka në zotërim kompaninë e re, Blue Oirigin me të cilën ka projektuar nisjen e parë drejt hapësirës me gjashtë turistë të tjerë./Indeksonline/