‘Jemi unike’, modelja e kolme risjell fotot nudo të Gigi Hadid
Supermodelet mund të mbahen sot si mishërim i bukurisë fizike. Por ka shumë femra që do thonin se këto modele nuk i përfaqësojnë ato. Njëra nga ata është modelja e kolme Diana Sirokai nga Londra, e cila po përpiqet të ndryshojë mentalitetin dhe pragjykimet e njerëzve rreth trupave të shëndoshë.
Ajo ka risjellë një foto të supermodeles me famë botërore Gigi Hadid. Fotoja është realizuar nga 22-vjeçarja 1 vit më parë si pjesë e koleksionit të pranverës 2017 të Stuart Ëeitzman.
Gigi ka pozuar tërëisht nudo duke mbuluar pjesët intime me duar dhe mbante veshur vetëm çizme.
Për versionin e Dianës, gjithçka është e njëjtë përveç ngjyrës së çizmave dhe formave trupore të modeleve
Diana pretendoi se me rikrijmin e fotos shpreson të bindë markat e veshjeve për të filluar të bëjnë një ndryshim në industrinë e modës.
“Gigi është një ikonë dhe mesazhi im ishte që të tregoni se mund të jeni aq i mirë sa ajo. Ne të gjithë dukemi të ndryshëm dhe unik,”-tha 21-vjeçarja.