09:45 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Jepen sinjale të telefonit të njërit prej policëve të zhdukur

Posta e Telekomit të Kosovës ka arritur të kapë sinjale të telefonit të njërit prej zyrtarëve policorë të përfshirë në aksidentin e së shtunës mbrëma në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se sinjalet janë kapur nga telefoni që besohet të gjendet në perimetrin ku ka rënë vetura.

Ndryshe, në kërkimin e policëve janë FSK-ja, ekipe të zhytjes, si dhe njësiti policor NJSI.

Në ndihmë kanë dalë edhe qytetarë të shumtë për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të policëve Armend Trena e Malësor Dashi. /Indeksonline/