23:45 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Jepet dënimi për dy shqiptarë në Angli, kishin shndërruar lokalin në fermë hashashi

Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Uells të Britanisë së Madhe.

Ata ishin kapur duke kultivuar kanabis në një fermë, e cila ishte improvizuar në një lokal që ishte jashtë përdorimit.

Elson Kryemadhi dhe Arben Matrapazi kishin mbërritur në Angli ilegalisht, teksa u kapën në maj të këtij viti.

Pas kontrollit që bënë në fermë, policia i gjeti 190 bimë narkotike kanabis sativa dhe pajisjet me të cilat droga kultivohej.

Në atë kohë autoritetet thanë se vlera e drogës kapte shifrën e 50 mijë paundëve.

Të akuzuarit e kanë pranuar faktin se merreshin me kultivimin e kanabisit.

Në përfundim të procesit gjyqësor Kryemadhi u dënua me 12 muaj burg dhe Matrapazi me dy vite burg.