23:56 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

“Jeremiq ka bërë për pavarësinë e Kosovës më shumë se Thaçi e Haradinaj”

Partia Përparimtare Serbe (Srpska napredna stranka) e Aleksandar Vuçiqit ka vlerësuar sonte se kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq me aksionin fatal diplomatik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë shumë për pavarësinë e Kosovës.

Madje, sipas kësaj partie, Jeremiq ka bërë më shumë se presidenti Hashim Thaci dhe kryeministri Ramush Haradinaj, prandaj dhe ka humbur kredibilitetin që të merret me Kosovën, përcjell Fonet.

Në kumtesën e kësaj partie, thuhet se dinjiteti i Serbisë është shkelur më shumë dhe më dhembshëm se sa që kanë mundur të shkelin forcat e përbashkëta të Jammy Sheas, Ëesley Clarckut dhe Javier Solanës.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë n ë korrikun e vitit 2010 e kishte shpallur të ligjshme pavarësinë e Kosovës pasi që Serbia e kishte dërguar për vlerësim këtë akt.