11:07 / E Premte, 14 Korrik 2023 / LB

Jeta e re e Messit në Miami, pazar në supermarket

Vendimi i Messit për t’iu bashkuar MLS ka revolucionarizuar skenën e futbollit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që e gjithë bota po përgatitet për prezantimin e tij si lojtar i Inter Miami këtë të dielë (në orën dy të mëngjesit, me orën tonë lokale), ylli argjentinas ka treguar thjeshtësinë e tij që në orët e para të arritjes në SHBA.

Messi shihet duke bërë blerje në rrjetin e supermarketeve Publix, rrjeti më i madh i supermarketeve në Florida.

Fansat nuk mund të besonin që Messi ishte në market dhe e kuptuan vetëm pasi fillonin të bënin foto me të./Indeksonline/