16:36 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq ankohet për përkthimet e pasakta të gjuhës serbe në ligje

Ministri për Kthim dhe Komunitete nga Lista Serbe në Kosovë, Dalibor Jevtiq është takuar sot me Komisionerin e Lartë të misionit të OSBE-së për çështjet e pakicave, Lamberto Zanier në mbrojtje të të drejtave të komitetit jo-shumicë në Kosovë, si dhe përpjekjet e institucioneve për të mbrojtur këto të drejta, transmeton Indeksonline.

Gjatë takimit, Jevtiq theksoi rëndësinë e përdorimit të barabartë të gjuhës serbe dhe shqipe, veçanërisht në sistemin gjyqësor, sepse sipas tij shpesh ndodh që për shkak të përkthimit të pasaktë në gjuhën serbe dhe ligjet që janë përkthyer gabimisht interpretohen, të cilat nganjëherë i shkakton shumë dëme./Indeksonline/