15:33 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Jevtiq uron fillimin e Ramazanit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje, Dalibor Jevtiq, uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë qytetarët e besimit islam.

“Le të kalojë ky muaji i shenjtë i Ramazanit në një përkushtim të sinqertë e të thellë dhe veprat e mira të jenë shenja në veprën e mirësisë ndaj fqinjëve dhe miqve. Uroj që këto ditë të Ramazanit t’ju sjellin vlera të vërteta shpirtërore. Simbolizmi fisnik që sjellin ditët e muajit të Ramazanit duhet të jetë një pretekst për të respektuar vlerat themelore njerëzore dhe dallimet fetare – Ramazan Mubarak Olsun”, tha ministri Jevtic në urimin e tij.