22:05 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jimmy Butler transferohet tek 76ers

Minnesota Timberwolves është pajtuar që ta largoj basketbollistin e saj Jimmy Butler në drejtim të ekipit Philadelphia 76ers.

Nga ky transferim Timberwolves do të fitoj dy basketbollistët Dario Saric dhe Robert Covingto ka raportuar gazetari më i besueshëm i NBA Adrian Wojnarowski.

Butler që nga fillimi i sezonit ka kërkuar largimin nga Minnesota për arsye se nuk ishte i kënaqur me udhëheqjen e klubit.

Jimmy tash i bashkëngjitet Joel Embiid dhe Ben Simmons për të formuar treshen e madhe të 76ers./Indeksonline/

Temat: