21:16 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

JLo ka ditëlindjen, ky është urimi i veçantë i Rita Orës (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar shoqëri me pothuajse të gjitha yjet tjera të njohura.

Ajo shpesh ka treguar se ka miqësi të mirë me yllin e njohur dhe divën, Jennifer Lopez, transmeton Indeksonline.

Kjo e fundit sot feston ditëlindjen e 49-të, për çka e ka uruar Ora përmes një postimi në Instagram.

Rita i ka dëshiruar Lopezit ditë të bekuar, derisa në fotografitë e publikuara shfaqen shumë të afërta dhe në disponim. /Indeksonline/