75 Mall Live Search
08:19 / E Enjte, 28 Maj 2026 / AR

JLo paralajmëron risi, çka fshihet pas mesazhit të fuqishëm?

Jennifer Lopez ka ndarë një postim të ri në rrjetet sociale për të promovuar filmin e saj më të ri Office Romance, që pritet të publikohet më 5 qershor në Netflix.

Këngëtarja dhe aktorja publikoi disa pamje të reja nga projekti, të shoqëruara me mbishkrimin:

“HR would like to remind you that what happens at the premiere, stays at the premiere. (“HR dëshiron t’ju kujtojë se ajo që ndodh në premierë, mbetet në premierë) Office Romance June 5 on Netflix.”

Me këtë mesazh humoristik, Lopez luan me idenë e romancave në ambientet e punës dhe “rregullave” të Burimeve Njerëzore (HR), duke shtuar kuriozitetin për filmin romantik-komedi.

“Office Romance” është një nga projektet më të reja të Jennifer Lopez në platformën Netflix dhe tashmë ka nisur të tërheqë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale./Indeksonline/