JLo shkëlqen në New York, paralajmëron premierën e “Office Romance”
Ylli botëror Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendje me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet elegante nga New Yorku.
“New York minute”, ka shkruar ajo krahas fotografive, ndërsa ka zbuluar se do të jetë pjesë e premierës së filmit “Office Romance” në qershor, së bashku me Brett Goldstein, shkruan Indeksonline.
Me stilin e saj plot elegancë dhe buzëqeshjen karakteristike, J.Lo mori menjëherë mijëra reagime nga fansat dhe emra të njohur të showbizit, të cilët e komplimentuan për paraqitjen e saj.
Postimi i artistes ka ngritur edhe më shumë pritshmëritë për projektin e ri filmik që pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/

