16:44 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Jo të gjithë njerëzit mund të vallëzojnë

Muzika e vallëzimi janë format më të njohura për të treguar vetën, këto gjithashtu gjejnë vend në të gjitha kulturat dhe vendet e botës.

Është e lehtë për të veçuar dikë që nuk mund të kërcejë nga një turmë në ndonjë ndejë apo dasmë.

Nëse dëgjojmë një tingull është e natyrshme që trupi të fillojë të reagojë me lëvizje, këtë gjë e bëjnë edhe kafshët madje edhe foshnjat në barkun e nënës.

Por pse disa njerëz nuk mund të kërcejnë, duket se diçka mungon në kiminë e trurit.

Procesi i kordinimit të ritmit nuk vjen natyrshëm tek disa njerëz. Edhe pse e rrallë, kjo ndikon në një përqindje shumë të vogël të popullsisë dhe është çrregullim i vërtetë dhe i njohur si “ritmi i shurdhur”, transmeton klankosova.

Njerëzit të cilët kanë këtë çrregullim si shumë njerëz të shurdhër përballen me një vështirësi të madhe në kordinimin e syve, të dorës dhe kanë aftësi të dobëta motorike, të cilat ndalojnë trurin e tyre nga krijimi i një ritmi natyral të dëgjimit ose sinkronizimit.

Ata kanë aftësinë për të duartrokitur ose për të lëvizur këmbët e tyre në kohën kur nuk ka muzikë dhe kanë nevojë për udhëzime dhe terapi për të gjetur edhe një lëvizje që vjen natyrshëm tek njerëzit.