Jo vetëm Khabib, Mayweather sfidon edhe McGregor
Përveç se me Khabib Nurmagomedov, Floyd Mayweather ka konfirmuar se dëshiron të përballet edhe me Conor McGregor vitin e ardhshëm.
Legjenda e boksit e mposhti irlandezin në raundin e dhjetë para se të pensionohej nga ky sport.
Tani, ai dëshiron të përballet me McGregor, por edhe me irlandezin sërish, transmeton IndeksOnline.
”McGregor ka folur broçkulla, pra nuk ka përfunduar asgjë”, tha Mayweather për TMZ.
”Pas meje dhe Khabib, unë dhe McGregor duam të përballemi sërish”.
Përveç tyre, Mayweather ka thënë se e do edhe revanshin me Manny Pacquiao, të cilin e mposhti para katër vitesh./IndeksOnline/