14:18 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm me lajm fantastik, por Rita vjen edhe me fotografi të ‘nxehtë’

Rita Ora krahas sukseseve në karrierën artistike muzikore, ajo komentohet dhe shquhet tashmë për imazhet e saj plot kreativitet e stil.

Këngëtarja e dhjetëra hiteve vjen më atraktive se kurrë më parë. Përmes një imazhi të postuar në llogarinë Instagram, me një kapele e bluzë të hapur të zezë, ajo vë në pah gjoksin fantastik.

Edhe pse kjo fotografi duket e prekur me fotoshop, gjithsesi ylli kosovar botëror duket tejet e ‘nxehtë’, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Rita sot ka ndarë edhe një lajm tejet të rëndësishëm për karrierën e saj, ajo përmes një instastory ka treguar se pesë këngët e saj të fundit kanë arritur shifrën e 1.2 miliardë dëgjimeve në Spotify. Një sukses ky i radhës për të./Indeksonline/