12:23 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm që nuk e ftoi Shaqirin, Klopp nderoi edhe serbët e vrarë

Në Beograd, Crvena Zvezda ishte mbrëmë nikoqir i Liverpoolit në kuadër të Champions Leagues.

Skuadra serbe u tregua më e fortë, dhe duke e shfrytëzuar avantazhin e atmosferës, mposhti Liverpoolin me rezultat, 2-0.

Por, një veprim i trajnerit gjerman, Jurgen Klopp ra në sytë e tifozëve, sidomos të atyre shqiptarë, transmeton IndeksOnline.

I pari i Liverpoolit kishte të vendosur një lule në xhaketë, e cila quhet, ”Natalie Ramonda”.

Thuhet se kjo lule nënkupton simbolin për t’i nderuar serbët e vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Lufta në fjalë ndodhi para 95 vitesh, ku 1,247,000 serbë mbetën të vrarë./IndeksOnline/