75 Mall Live Search
16:34 / E Shtunë, 13 Nëntor 2021 / OSH

Jo vetëm Zekirja Ramadani, Prishtina vendos edhe për largime të tjera!

Trajneri që e shpalli Prishtinën kampion largohet pas një vit e gjysmë qëndrimi në klub.

Telegrafi mëson se te Prishtina ka edhe largime tjera.

Bajram Sherifi që ka mbajtur një kohë postin e drejtorit, Fisnik Kërçeli si drejtor sportiv dhe Orhan Abdi trajner kondicional.

Sherifi dhe Kërçeli kishin ardhur para dy vitesh te Prishtina me propozimin e aksionarit Rrahman Haradini.

Prishtina gjatë këtyre ditëve pritet të shpall trajnerin e ri.

Prishtina aktualisht është në vendin e gjashtë në renditje me 17 pikë pas 13 ndeshjesh.