11:59 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Joachim Low e quan “madhështor” veprimin e De Rosit

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë vlerësoi Daniele De Rossi për momentin e tij të “madhështisë” kur veterani i Italisë reagoi me zemërim kur iu kërkua të ngrohej kundër Suedisë.

“Kam lexuar dje se De Rossi tha se nuk do të dëshironte të futet në fushë, sepse ata kishin nevojë për një sulmues. Për mua kjo është madhështia”, tha Low pas barazimit 2-2 kundër Francës të martën.

“Kështu që unë mendoj se është paksa e trishtuar për Italinë. Unë do të isha i lumtur nëse italianët do të ishin pjesë e Kupës Botërore”.

“Ne nuk mund të ndikojmë në barazim, gjithçka mund të ndodhë, në rastin e Italisë, unë përgëzoj suedezët, pashë ndeshjen, ata mbroheshin mirë dhe dhanë gjithçka,” tha Low.

“Por unë mendoj se është e trishtuar për Italinë, sepse për një turne kaq të madh [është për të ardhur keq]. Për Gjermaninë apo Francën, madje edhe Brazilit apo Argjentinës i mungon diçka pa ekipin italian”, përfundoi tekniku. /IndeksOnline/