18:20 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

De Rosi kërkon falje për shpullën dhe kartonin e kuq (Video)

Daniele De Rossi u ka kërkuar falje shokëve të ekipit dhe tifozëve të Roma-s pasi shkaktoi një penallti duke marrë edhe karton të kuq gjatë barazimit 1-1 ndaj Genoa-s.

Pasi kishte marrë avantazhin me golin e Stephan El Shaarawy, Roma humbi dy pikë të rëndësishme pasi De Rossi në fillim tërhoqi fanellën e Lapadula-s, më pas e goditi me shpullë teksa po bëhej një goditje këndore e Griffone-s.

Pasi e konfirmoi me VAR, arbitri i tregon karton të kuq De Rossi-t dhe dha një penallti për vendasit.

Lapadula e shndërroi në gol dhe Roma nuk ishte e aftë të bënte një tjetër gol.

“Incidenti i penalltisë? Prandaj kam ardhur këtu,” shprehet De Rossi pas ndeshjes në Marassi.

“Nuk ka shumë për të thënë. U mundova të bllokoj Lapadula-n, dhe pamjet nuk janë edhe aq të bukura për t’u parë.

“I kërkoj falje të gjithëve. Do të ngrihemi sërish.”