10:59 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Joachim Low vendos për të ardhmen, mbetët në stolin e Gjermanisë

Trajneri gjerman, Joachim Low ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Low ka vendosur të jetë në stolin e Kombëtares së Gjermanisë deri në përfundim të kontratës, shkruan IndeksOnline.

Para fillimit të Botërorit, Low arriti marrëveshje të re me DFB-në, me të cilët firmosi kontratë deri në vitin 2022.

Edhe pse u mendua se ai do të largohet, tani pothuajse zyrtare, trajneri gjerman do ta udhëheq ekipin kombëtar në Ligën e Kombeve.

Kujtojmë që Gjermania u eliminua nga faza e grupeve në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”./IndeksOnline/