11:57 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Joao Felix e kalon Covid-19, gati për ndeshjen ndaj Chelseat

Lojtari portugez, Joao Felix, është shëruar plotësisht nga Covidi-19.

Felixi ka rezultuar negativ pas testeve të bëra gjatë ditës së sotme dhe e ka kaluar koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i Atletico Madridit, do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës ndaj Levantes.

Ai po ashtu do të jetë gati për javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Chelseat në UEFA Champions League./IndeksOnline/