19:23 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

John Terry nuk arriti objektivat, largohet nga Aston Villa

Aston Villa ka konfirmuar se John Terry do të largohet nga klubi ndërsa përgatiten për ulje të madhe të kostos pas humbjes në barazh.

37-vjeçari u bashkua me një transferim të lirë nga Chelsea verën e kaluar, por nuk ishte në gjendje për të ndihmuar skuadrën të rikthehet në Premier League.

“Aston Villa mund të konfirmojë se klubi do të ndërpres marrëveshjen me kapitenin, John Terry”.

“Ne do të dëshironim të shprehim falënderimet tona më të sinqerta për përpjekjet dhe profesionalizmin që tregoi me ne sezonin e kaluar”.

“Gjoni është një lider i vërtetë dhe ishte gjithçka dhe na mundësoi të shpresonim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Përveç Terryt mendohet që klubi do të largoj edhe futbollist të tjerë për ta ulur koston e shpenzimeve. /IndeksOnline/