11:35 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

John Terry sot prezantohet te kjo skuadër

Pas kalimit të Claudio Marchisios te Zeniti, veterani anglez, John Terry, është duke i kryer testet mjekësore te klubi rus, Spartak Moscow.
Qendërmbrojtësi 37-vjeçar është agjent i lirë pasi i përfundoi kontrata e tij me Aston Villan në korrik.

Sipas Sky Sport Italia, legjenda e Chelseat momentalisht është duke i kryer testet mjekësore te klubi rus.

Terry pritet të jetë përkrahë qendërmbrojtësi italian, Salvatore Bocchettit, i cili luan për Spartakun që nga viti 2013.

 

Temat: