10:32 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Johnson ka një plan sekret për Brexit”-in

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm, Geoffrey Cox, nëse Parlamenti britanik mund të mbyllej për pesë javë, duke filluar nga 9 shtatori, në kuadër të një plani që parashikon të pengojë deputetët të shtyjnë Brexit-in, sipas një korrespondence të Qeverisë.

Dje, e përditshja “The Observer” zbuloi këtë plan sekret, duke cituar një e-mail t të Qeverisë të shpërndarë për median.

Një e-mail-in, dërguar një këshilltari të lartë të Downing Street thekson se kryeministri ka kërkuar së fundi sqarime për ligjshmërinë e një lëvizjeje të tillë.

“Direktivat paraprake juridike të dhëna në e-mail tregojnë se mbyllja e Parlamentit është e mundur, të paktën deri sa të merren masa nga gjykatat për të penguar një veprim të tillë nga aktivistët anti-Brexit’’, shkruan e përditshmja “The Observer”.

Ndërkohë që, Qeveria britanike ka hedhur poshtë pretendimet e gazetës duke i cilësuar të rreme.